Monday, 27. April 2026
Sport

Milan-Como do të luhet në Australi, UEFA ka dhënë dritën jeshile

GS 06/10/2025 1 Min. Lesezeit

Serie A po shkon në Australi. Ndeshja e ligës midis AC Milan dhe Como do të luhet në Perth “në një rast të jashtëzakonshëm” më 8 shkurt 2026. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, bëri njoftimin, duke konfirmuar mundësinë, e cila ishte hedhur në diskutim për muaj të tërë dhe ishte kërkuar nga vetë Italia.

Ky është një vendim i qartë dhe mbi të gjitha, një vendim historik për Lega Serie A, i arritur falë ndërmjetësimit të Presidentit të FIGC, Gabriele Gravina, pas shtyrjes së ndeshjes deri në shtator nga Komiteti Ekzekutiv i Nyon. La Liga do të ketw të njëjtin fat, siç është kërkuar nga Spanja: Villarreal-Barcelona do të luhet në Miami më 21 dhjetor.

Teilen: