Pavarësisht se është fillimi i sezonit dhe merkato u mbyll vetëm pak ditë më parë, Milan ashtu si edhe klubet e tjera të mëdha kanë nisur që tani të mendojnë për merkaton e janarit dhe atë të evrës së ardhshme.
Një nga emrat që janë në listën e kuqezinjve është edhe Yuito Suzuki, mesfushori me tipare sulmuese i Freiburg. 24-vjeçari japonez është në vitin e fundit të kontratës me klubin gjerman dhe deri tani nuk ka pasur bisedime për rinovim.
Ndaj, ai pritet të largohet si lojtar i lirë në verën e ardhshme. Sipas Fussballdaten, Milan ka kohë që është në ndjekje të japonezit, i cili mund të vijë si lojtar i lirë në verën e ardhshme.
Përveç interesimt të Milanit, për japonezin ka interes edhe nga Tottenham edhe Real Sociedad.