Monday, 31. August 2026
Futboll

Milan–Rabiot, objektivi është rinovimi. Cardinale në kontakt me nënën-agjente Véronique

GS 31/08/2026 1 Min. Lesezeit

Milani nuk heq dorë nga Adrien Rabiot; përkundrazi, po kërkon “ta blindojë” të ardhmen e tij te kuqezinjtë. Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, është personalisht në kontakt me nënën dhe agjenten e mesfushorit francez, Véronique Rabiot.

Sipas raportimeve, mes palëve janë zhvilluar tashmë disa takime. Ende nuk është hyrë në thelbin e negociatave, por është vendosur që çështja të trajtohet më në thellësi.

Rabiot aktualisht ka kontratë me Milanin deri më 2028, por synimi i klubit është ta zgjasë marrëveshjen deri më 2031. Cardinale e konsideron francezin një nga pikat e rëndësishme të projektit të ri kuqezi; edhe më herët kishte zhvilluar një takim personal me Rabiot, duke i shpjeguar projektin e klubit.

Objektivi i Milanit është, pra, ta mbajë Rabiot për një periudhë afatgjatë, duke e kthyer në një nga shtyllat e ciklit të ri të skuadrës kuqezi.

Teilen: