Milan ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e portugezit Tiago Gabriel, mbrojtësin 21-vjeçar që luan në Serie A me ekipin e Lecce. Ai shënoi të hënën në mbrëmje gjatë ndeshjes kundër Fiorentina.
Ky ishte goli i dytë për gjigandin portugez në Serie A, 1.94 metra i gjatë, që luan si qendërmbrojtës. Ai është në sezonin e tij të dytë në Itali dhe menjëherë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve.
Përveç Milan për Gabriel janë interesuar edhe ekipet angleze të Brentford e Nottingham Forest. Mësohet se drejtuesit e klubit kuqezi janë takuar tashmë me agjentët e mbrojtësit portugez.
Klubi i Lecce e vlerëson rreth 25-30 milionë euro talentin e ri portugez, që ka debutuar edhe me kombëtaren U-21 të vendit të tij. Gjithsesi, ky çmim do të ulej ndjeshëm nëse Lecce do të bjerë nga kategoria.