Arrihet marrëveshja, Milan siguron goditjen e parë për 2024 me kosto zero.
Milan siguron super goditjen me parametra zero.
Pavarësisht se merkato është mbyllur, drejtuesit kuqezi po punojnë dhe po monitorojnë profilet që mund t’i dhurojnë trajnerit Pioli.
Ideja e fundit e Furlanit dhe Moncadas luan në La Liga, më saktësisht te Real Betis.
Bëhet fjalë për mbrojtësin, Juan Miranda kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.
Rosonerët e kanë piketuar Mirandan si zëvendësuesin ideal të Theos dhe tashmë kanë arritur marrëveshje verbale me spanjollin.
Miranda do të firmos para kontratë me Milanin në merkaton e janarit dhe verën e ardhshme do ti bashkohet Rosonerëve me parametra zero.