Skuadra e Milanit ka pësuar humbje të thellë nga Atalanta në kuadër të xhiros së 36-të në Serie A të Italisë.
Të dielën mbrëma, në stadiumin “San Siro”, Atalanta ka fituar me shifrat 3:2.
Me këtë humbje, Milani ka bërë një hap prapa sa i përket kualifikimit në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Aktualisht, Milani ka rënë në pozitën e katërt në tabelë me 67 pikë, sa i ka edhe Roma në të pestën kurse Juventusi është i treti më 68 pikë.
Ederson (7’), Davide Zappocosta (29’) dhe Giacomo Raspadori (52’) realizuan golat për Atalantan, ekip që me këtë fitore forcohet në pozitën e shtatë në tabelë me 58 pikë.
Golat për Milanin në këtë ndeshje, e shënoi Strahinja Pavloviq në minutën e 88-të dhe Christopher Nkunku nga penalltia në minutën e katërt të kohës shtesë
Tek Atalanta në këtë përballje nuk luajti mbrojtësi Berat Gjimshiti për shkak të lëndimit, ndërsa Ardon Jashari ishte në stol te Milani dhe nuk u aktivizua fare në këtë duel.