Tuesday, 1. September 2026
Sport

Milani tenton mbrojtësin Tiago Gabriel, Leçe nuk e lëshon pa 25 milionë euro

GS 01/09/2026 1 Min. Lesezeit

Klubi kuqezi po sheh mundësinë për afrimin e fundit dhe ka bërë ofertën e parë prej 20 milionë eurosh. Marrëveshja mund të mbyllet me ndihmën e Jorge Mendes.

Merkatoja e Milanit në hyrje mund të mos jetë mbyllur. Klubi kuqezi kërkon t’i bëjë edhe një dhuratë të minutës së fundit trajnerit Ruben Amorim. Bëhet fjalë për mbrojtësin Tiago Gabriel të Leçe-s. “Djalli” po punon shumë seriozisht për talentin portugez dhe ka bërë ofertën e parë prej 20 milionë eurosh. Për salentinët nuk mjaftojnë, ata kërkojnë të paktën 25 milionë për “xhevahirin” e tyre.

Tiago Gabriel ka pohuar qartësisht se dëshiron Milanin. Sot janë parashikuar të tjera kontakte mes palëve për të mbyllur operacionin para se të bjerë gongu në orën 20:00. Një detaj i rëndësishëm në këtë çështje është ai që ka të bëjë me prokuratorin e Tiago Gabriel, Jorge Mendes. Agjenti i njohur, pasi ka çuar te Milani Gonçalo Ramos dhe Diego Morieria, mund të forcojë edhe mbrojtjen kuqezi me një lëvizje të tretë.

Teilen: