Monday, 24. August 2026
Sport

Milot Avdyli kontaktohet nga Kosova, pret të marrë ftesë për ndeshjet e shtatorit

GS 24/08/2026 2 Min. Lesezeit

Me golin e bukur të tij, kampioni i Sllovenisë, Celje, është një hap pranë kualifikimit historik në ligën e Kampionëve.
Sulmuesi i Kosovës Milot Avdyli, shënoi një supergol të mërkurën e kaluar ndaj kampionit të Sllovakisë, Slovan Bratislava, duke luajtur 1:1 në ndeshjen e parë.
Për duelin e kthimit, këtë të mërkurë në Celje, Avdyli duke folur për mediat sllovene, ka thënë se shpreson të arrijë dy objektive.
“Të luaj në Ligën e Kampionëve dhe në ekipin kombëtar të Kosovës, janë dy qëllimet e mija, të cilat shpresoj t’i arrij në këtë muaj.
Për Kosovën kam luajtur me të gjitha gjeneratat dhe isha edhe kapiten i ekipit U21. Është ëndërr e madhe e imja të luaj për ekipin e parë të Kosovës dhe me këto paraqitje, shpresoj se do të më ftojnë.
Më kanë kontaktuar por ende nuk është qind për qind e sigurt, që do të më ftojnë, kështu që në ndeshjet e fundit më duhet të tregoj se e meritoj ftesën”, ka thënë Avdyli.

Ish-kapiteni i Kosovës U-21, është pjesë e ekipit slloven që nga viti i kaluar kur erdhi nga Ukraina, derisa më parë ka luajtur në Zvicër dhe në Kosovë.

 

Teilen: