Wednesday, 17. June 2026
Sport

Miqësore, Egnatia mundet nga CSKA Sofia

GS 17/06/2026 1 Min. Lesezeit

Egnatia është mundur 3-2 nga CSKA Sofia në miqësoren e zhvilluar në Bansko, aty ku skuadra rrogozhinase po zhvillon fazën përgatitore në prag të turit të parë kualifikues të Champions League.

Kampionët e Shqipërisë do të përballen me kampionen e Moldavisë, Petrocub më 7 ose 8 korrik.

Sfida e parë do të luhet në Moldavi, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet në “Egnatia Arena”, ku kampionët e Shqipërisë do të synojnë kualifikimin në turin e dytë të kompeticionit më prestigjioz për klube në Europë.

Teilen: