Monday, 27. April 2026
Sport

Miqësoret kundër Sllovenisë U-17/ Shqipëria nis sot përgatitjet, trajneri Tafaj shpall listën

GS 06/10/2025 1 Min. Lesezeit

Edhe Kombëtarja U-17 do të nisë sot grumbullimin për dy sfidat miqësore kundër Sllovenisë, që do të luhen në vendin tonë më 9 dhe 11 tetor.

Trajneri i kuqezinjve U-17, Fatjon Tafaj ka publikuar edhe listën me futbollistët e grumbulluar për këto dy teste të rëndësishme për skuadrën tonë. Tekniku shqiptar ka grumbulluar 21 lojtarë, 9 prej të cilëve aktivizohen në ekipet e moshave në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër janë pjesë e skuadrave të moshave në Europë.

Të dyja ndeshjet do të luhen në të njëjtin vend dhe orar, në “Shtëpinë e Futbollit” në ora 11:00.

Edhe për ekipin kombëtar U-17, këto janë ndeshjet e fundit miqësore në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e raundit të parë të Europianit U-17.

Image

Teilen: