Wednesday, 13. May 2026
Sport

Miqësorja e luksit, Atletico mposht Juventusin

GS 11/08/2024 1 Min. Lesezeit

Juventus humbet miqësoren me Atletico Madrid me bardhezinjtë që u mposhtën me shifrat 0-2. Spanjollët i shënuan dy golat në pjesën e dytë, teksa i pari që festoi ishte Joao Felix në minutën e 48.

Ndërkohë, pesë minuta para fundit Correa vendosi përfundimisht triumfin e Atleticos teksa argjentinasi nuk gaboi nga pika e bardhë dhe shënoi golin e dytë.

Kështu, Juventus dhe Atletico Madrid mbyllin ndeshjet miqësore para sezonit dhe presin tashmë debutimin në kampionatet respektive, me bardhezinjtë që luajnë ndaj Comos dhe madrilenët që luajnë me Villareal.

Teilen: