Monday, 21. September 2026
Sport

Mirlind Daku “i jep mesazh” Silvinjos

GS 22/05/2024 1 Min. Lesezeit

Mirlind Daku u shpreh pak ditë më parë se nuk e ka marrë ende një ftesë nga Silvinjo për Europianin e Gjermanisë.

Por në një intervistë të fundit në Rusi, sulmuesi shqiptar ka thënë se është i kënaqur me performancat që ka zhvilluar kohët e fundit, duke lënë të nënkuptuar që e meriton ftesën e kuqezinjëve.

“Përpiqem të tregoj një performancë të mirë dhe të bëj aksione efektive.

Jam i lumtur me lojën dhe paraqitjet e mia.

Isha i bindur se do të tregoja një performancë të tillë.

Kam qenë gjithmonë i fokusuar te përgatitja ime dhe te rezultatet e ekipit.

Kur erdha në Rusi, nuk isha gati për këtë ivel konkurrimi në kampionat, por erdha në formë përmes zhvillimit të ndeshjeve”, tha Daku.

Teilen: