• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Mjaftoi një telefonatë”, Kepa zbulon “prapaskenat” e merkatos: Nuk refuzohet një klub si Real Madrid

11/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Gardiani” spanjoll i portës, Kepa Arrizabalaga ishte një nga portierët më të kërkuar të merkatos së verës, me “galaktikët” e Real Madrid dhe “bavarezët” e Bayern Munich, që kërkuan shërbimet e 29-vjeçarit, mirëpo në fund “shtatlarit” zgjodhi të kalonte te “gjigandët” spanjollë.

I huazuar për një sezon te 14 herë fituesit e Champions League, Kepa është kthyer në zëvendësuesin perfekt të belgut, Thibaut Courtois dhe këtë të mërkurë, 29-vjeçari spanjoll ka treguar “prapaskenat” e merkatos, teksa është shprehur se vetëm 1 telefonatë nga Real Madrid mjaftoi për ta rikthyer atë në La Liga.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt, operacioni i huazimit te Real Madrid u mbyll brenda pak orësh. Mjaftuan dy telefonata. Kisha kaluar pesë sezone në një klub të madh si Chelsea, mendoja se ndryshimi do të ishte pozitiv për mua.

Është e vërtetë që isha afër Bayern, por madrilenët më thirrën dhe nuk u mendova dy herë. Kur të fton një ekip si Real Madrid nuk kanë më rëndësi mundësitë e tjera”,- u shpreh Kepa në lidhje me kalimin e tij te “galaktikët”. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Hapet zyrtarisht “IHF Trophy” në palestrën 1 Tetori në Prishtinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.