Friday, 17. July 2026
Sport

Mohamed Salah pranë Beshiktashit

GS 17/07/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi nga Egjipni, Mohamed Salah, mund të jetë transferimi më i madh i verës në futbollin turk.

Mediat turke raportojnë se Beshiktashi ka arritur një marrëveshje verbale me yllin egjiptian dhe tashmë po diskutohen detajet e fundit të kontratës.

Bëhet fjalë për një kontratë 1+1-vjeçare, me Salah që pritet të përfitojë 10 milionë euro në sezon, plus bonuse që mund ta çojnë shumën deri në 12 milionë euro.

Pas nëntë sezonesh të suksesshme te Liverpooli, “Mbreti i Egjiptit” mund të nisë një aventurë të re në Stamboll, ndërsa tifozët e Beshiktashit tashmë kanë nisur të ëndërrojnë për ardhjen e një prej futbollistëve më të mëdhenj të dekadës së fundit.

Teilen: