• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Momente paniku për familjen e Falkaos, bashkëshortja dhe fëmijët e futbollistit helmohen me monoksid karboni

29/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i njohur, Radamel Falkaom përjetoi momente tronditëse në vendlindjen e tij. Kolumbiani prej pak kohësh luan në Milioner, megjithatë rikthimi i tij u shoqërua me një incident shumë fatkeq.

aaasss

Konkretisht, siç bëri me dije si vetë 38-vjeçari, ashtu edhe bashkëshortja e tij, një problem në sistemin e ngrohjes së shtëpisë së tij ka bërë që disa anëtarë të familjes së tij të jenë helmuar nga monoksidi i karbonit dhe të shtrohen në spital.

“Në familjen time patëm një ngjarje të papritur për të cilën u shtruan në spital gruaja ime, vjehërrit dhe 5 fëmijët e mi. Për shkak të kësaj situate nuk mundem të shoqëroj ekipin në ndeshjen që duhet të përballemi në qytet. të Valleduparit.

falkaooo

I uroj më të mirat bashkëlojtarëve të mi, të gjithë tifozëve dhe botës së Valenduparit, le të jetë një shfaqje e mrekullueshme. Dëshiroj gjithashtu të shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për Klinikën Marly de Chia për kujdesin e shkëlqyer që ka marrë familja ime gjatë qëndrimit në klinikën e tyre. Faleminderit të gjithëve”, ishte mesazhi i Falkaos, ndërsa nga ana tjetër bashkëshortja e tij ka shkruar:

“Ndezëm ngrohjen, nuk funksiononte si duhet dhe monoksidi i karbonit na helmoi të gjithëve. Kanë kaluar shumë orë që e kemi ndezur dhe menduam se era ishte normale. Gradualisht e gjithë familja filloi të ndihej keq pa u bërë e qartë arsyeja.

Babai im, Jedi, Annette dhe unë patëm simptomat më të këqija, por pas pak mbërritën nëna ime, Domi, Heaven dhe Desi. Ata filluan me simptoma si të vjella dhe shumë dhimbje koke. Faleminderit Zotit nuk ka ndodhur asgjë më e keqe, sepse kjo do të ishte një histori tjetër”.

#ATENTOS. Lorelei Tarón, esposa de Radamel Falcao, contó en una serie de historias a través de su cuenta de Instagram los momentos de angustia que vivió junto a su familia durante la mañana de este 27JUL debido a una fuga de gas en su casa. pic.twitter.com/zNeuAif8cR

— Colombia Oscura (@OscuraColombia) July 28, 2024

PANORAMASPORT.AL

 

Next Post

Botërori 2030, tri vende nga dy kontinente, dorëzohet dosja e kandidaturës në FIFA

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.