Sunday, 13. September 2026
Sport

Morata: Fabregas është gati për të marrë drejtimin e një klubi të madh

GS 13/09/2026 1 Min. Lesezeit

Këtë verë Alvaro Morata finalizoi një transferim të papritur në formë huazimi (me opsion blerjeje)për një sezon nga Como e Cesc Fabregasit te Leganes (ekip i Segunda Division).

Sulmuesi veteran spanjoll në një intervistë për “Cadena Ser”, foli për Cesc Fàbregasin: “E vlerësoj jashtëzakonisht shumë; është një njeri inteligjent,” tha spanjolli, i cili aktualisht luan për Leganésin.

“Nuk kam asnjë dyshim se ai do të qëndrojë te Como për aq kohë sa të dojë, sepse besoj se është tashmë më se i gatshëm për çdo ekip të nivelit më të lartë në botë”, shtoi Morata.

Teilen: