Monday, 11. May 2026
Sport

Morata kthehet në Serie A, te Como

GS 25/06/2025 1 Min. Lesezeit

Alvaro Morata mund të rikthehet në kampionatin italian pas vetëm gjashtë muajve, raportojnë mediumet në Itali të mërkurën.

Bëhet e ditur se skuadra e Comos i ka bërë ofertë zyrtare Moratas, i cili në fillim të këtij viti u huazua te Galatasaray nga Milani.

Në fakt, huazimi i skadon Moratas në fund të këtij viti dhe Como ka kontaktuar Milanin për shërbimet e tij.

32-vjeçari ka kontratë me Milanin deri në vitin 2028, ndërsa pëlqehet shumë nga trajneri i Comos, Cesc Fabregas.

Teilen: