Sunday, 25. January 2026
Sport

Moti i keq prek veri-lindjen e Gjermanisë, shtyhet ndeshja mes FC St. Pauli dhe RB Leipzig

GS 09/01/2026 1 Min. Lesezeit

Temperaturat e ulta kanë prekur një pjesë të mirë të Gjermanisë duke ndikuar edhe në javën e 16-të të Bundesliga-s. Me anë të një njoftimi të bërë pak çaste më parë nga Bundesliga mësohet se ndeshja mes FC St. Pauli dhe RB Leipzig nuk do të luhet të shtunën (10 janar).

Operatorët e “Millerntor Stadium”, pasi u konsultuan me autoritet lokale, kanë vendosur që të mbyllin dyert e impiantit. Sipas tyre sasia e borës që ka rënë në ditët e fundit në Hamburg ka bërë që rreth stadiumit të formohet akull ç’ka përbën rrezik për tifozët.

Teilen: