• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mourinho bën parashikimet për Euro 2024

06/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jose Mourinho ka thumbuar Tottenham-in, ish-klubin e tij, teksa bëri parashikimet për Euro 2024.

Mourinho beson se kapiteni i Anglisë, Harry Kanedo të jetë fituesi i Këpucës së Artë, duke e quajtur atë një “lojtar fantastik dhe të kompletuar”.

Kane sapo ka lënë pas një sezoni rekord me 44 gola në sezonin e tij debutues me Bayern Munich.

Ai nuk ishte në gjendje të fitonte më në fund një trofe pasi Bayer Leverkusen fitoi Bundesliga-n, me Mourinhon që ka thënë se e vetmja gjë që i mungon Kane është një trofe.

Dhe pasi e ka drejtuar atë te Spurs, ai nuk mund t’i kursente një thumbim ish-klubit të tij, që e shkarkoi atë para finales së Carabao Cup kundër Manchester City në 2021.

“Kane ka shënuar gola për Tottenhamin dhe Anglinë dhe nuk kisha dyshime se ai do të shënonte gola për Bayernin”, tha Mourinho.

“Harry është një lojtar fantastik, i kompletuar që shënon gola nga çdo pozicion, por nuk është egoist – ai jep asiste, kthehet mbrapa, ndërton lojën, bën presing, mbron. E vetmja gjë që i mungon është të fitojë një trofe.

“Ai ishte lojtari im te Tottenham dhe unë do të fitoja një me të, por u shkarkova gjashtë ditë para finales”.

Në lidhje me kombëtaret favorite për të fituar Euro 2024:

“Nuk dua të them se Portugalia është skuadra më e mirë, por Spanja, Franca, Anglia, Gjermania nuk janë më të mira.

“Problemi më i mirë për një trajner është të zgjedhë se kë do të luajë, sepse ka dy mbrojtës të mëdhenj të djathtë, dy të majtë të mëdhenj, dy mesfushorë të mëdhenj pozicionalë – dhe unë them dy vetëm sepse ka një skuadër prej 23 lojtarësh, por atje janë më shumë”..

Next Post

Zyrtare: VAR vazhdon në Premierligë, klubet angleze votojnë “pro”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.