Tuesday, 28. July 2026
Futboll

Mourinho e nis me fitore, Real Madrid bind në miqësoren e parë për këtë verë

GS 28/07/2026 1 Min. Lesezeit

Real Madrid ka fituar miqësoren e parë për këtë verë. Në sfidën e luajtur në “Alfredo Di Stefano”, Real Madrid fitoi 4-1 ndaj Leganes.

Mourinho e nisi me këtë formacion titullar: Lunin; Trent, Asencio, Huijsen, Carreras; Valverde, Camavinga; Mastantuono, Güler, Ciria; and Gonzalo.

Sfida u zhbllokua në minutën e 21-të, ku Federico Valverde gjeti golin pas asistit të Arda Guler. Në minutën e 25-të, ishte radha e Gonzalo Garcia për të dyfishuar shifrat, pas asistit të Alexander Arnold.

Miqtë ngushtuan shifrat me golin e Naim Garcia në minutën e 36-të. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Real Madrid. Në pjesën e dytë, vendasit shënojnë edhe dy gola të tjerë me Franco Mastantuono 58′ dhe autogolin e Pulido, dy minuta më pas.

Duke qenë se ishte ndeshja e parë dhe mbi të gjitha një pjesë e mirë e titullarëve janë ende me pushime, mund të quhet një përfomancë e pëlqyeshme e madrilenëve.

Teilen: