Fenerbahçe po monitoron nga afër situatën e talentit të ri turk, Arda Güler. Nisur nga zërat për të ardhmen e tij, skuadra e drejtuar nga José Mourinho ka shfaqur interes për të përfituar nga rasti.
Güler, i cili ka luajtur me minutash të kufizuar te “Los Blanos”, mund të transferohet te Fenerbahçe.
Drejtuesit e klubit turk kanë në plan të kontaktojnë Realin e Madridit për të vlerësuar mundësinë e një huazimi në gjysmën e dytë të sezonit. Nëse klubi “merengues” ndez dritën jeshile, Fenerbahçe mund të veprojë shpejt për të siguruar lojtarin.
Kjo ndodh në një kontekst ku klubi i Mourinhos kërkon të emocionojë tifozët e tij, veçanërisht pas jehonës mediatike të krijuar nga interesimi i Galatasaray-t për të mbajtur gjatë për Victor Osimhen.
Mario Branco, drejtor sportiv i Fenerbahçes, është i përgatitur të nisë bisedimet me bordin e Madridit. Megjithëse Real Madridi nuk ka ndërmend ta shesë Gülerin, ata mund të marrin në konsideratë një huazim për lojtarin për të konkurruar në ligat më sfiduese evropiane.
Thuhet se presidenti Ali Koç mund të takohet personalisht me Gylerin për të diskutuar për të ardhmen e tij.
Gjatë prezantimit të tij, José Mourinho zbuloi dëshirën e madhe për të pasur Arda Güler në skuadrën e tij. Nëse Reali i Madridit nuk kërkon kushte strikte për transferimin e lojtarit të ri dhe nëse klubi turk kujdeset për pagën e tij vjetore, negociatat mund të avancojnë.