Monday, 7. September 2026
Futboll

Mourinho kundër Interit në Champions, dashuria e vjetër që nuk e mëshiron…

GS 07/09/2026 1 Min. Lesezeit

22 maji 2010 mbetet një nga datat më të paharrueshme në historinë e Interit. Në “Santiago Bernabéu”, José Mourinho udhëhoqi zikaltërit drejt Champions League, trofeut që mungonte prej 45 vitesh, përpara se të largohej menjëherë drejt Real Madridit.

Tani, 16 vite më vonë, “Special One” rikthehet në “Bernabéu” për të sfiduar pikërisht Interin, këtë herë si trajner i Real Madridit. Dueli i së martës do të jetë një përballje e veçantë për portugezin, i cili ende ruan një lidhje të fortë emocionale me klubin italian.

Megjithatë, statistikat nuk janë në anën e tij. Në 6 përballjet e fundit me Interin, kur drejtonte Romën, trajneri portugez regjistroi vetëm një fitore dhe 5 humbje. Fitorja e vetme erdhi më 1 tetor 2022, me rezultatin 2-1 në “San Siro”. Pesë sfidat e tjera përfunduan me fitore të Interit.

Tani skenari është krejt tjetër: Mourinho drejton një Real Madrid favorit në letër, ndërsa Interi i Chivu mbërrin pas një përmbysjeje spektakolare ndaj Napolit.

 

 

Teilen: