Saturday, 5. September 2026
Sport

Mourinho: Meritonim fitoren, lojtarët e Betisit u treguan më të zgjuar

GS 05/09/2026 2 Min. Lesezeit

Ishte një e premte e keqe për José Mourinhon dhe skuadrën e tij të Real Madridit, të cilët u mundën nga Real Betis në javën e katërt të LaLigës. Pas tri fitoreve radhazi, “Los Blancos” pësuan humbje në stadiumin “Benito Villamarín” për shkak të një goli të shënuar në minutën e 81-të nga Troy Parrott.

Ajo që e bëri humbjen edhe më të hidhur ishin anulimi i golit të Espìt dhe penalltia e humbur nga Mbappé në minutën e 94-t.

Në fund të ndeshjes nuk munguan polemika, me José Mourinhon që e vuri theksin te sjellja e Betisit në fushë.

“Urime Betisit: luajtën për barazim dhe patën fat. Nëse ndeshja do të kishte përfunduar në barazim, do të ishim larguar të zhgënjyer – e lëre më pas një humbjeje.

Lojtarët e Betisit janë më dinakë se tanët, të cilët janë më të shkujdesur. Në aksionin e parë të ndeshjes, pati një karton për lojtarin që goditi Valverden dhe më pas një tjetër për një ndërhyrje të rëndë ndaj Viniciusit; ata janë më të zgjuar dhe, falë një publiku fantastik, arrijnë t’i fitojnë këto vendime. Nuk e di se si Arda Güler e përfundoi pjesën e parë me një karton; m’u desh ta zëvendësoja sepse ishte në rrezik.

Më pas, “The Special One” këmbënguli: “Nuk e di pse gjyqtari Hernandez më ndëshkoi me karton. U ngrita në këmbë sepse një lojtar i Betisit dukej sikur kishte vdekur, pikërisht para stolit tonë. Penalltia, përsëritja e penalltisë, goli i Espit… pashë shumë njerëz të irrituar në stol që shikonin pamjet e përsëritura, por unë vetë nuk i pashë ato. Ai e la lojën të vazhdonte dhe kjo më pëlqen.

Pas një humbjeje, nuk mund të them se ajo ndodhi për shkak të një kartoni të verdhë. Mund ta ndryshoj mendjen nesër, por sot nuk e kuptoj pse humbëm. Luajtëm shumë mirë; e merituam fitoren, por fakti që e meriton nuk të garanton marrjen e tri pikëve.”

Teilen: