José Mourinho, pas fitores së Real Madridit ndaj Romës në Champions League, kritikoi mënyrën dhe kohën kur u njoftua pezullimi me 4 ndeshje i Vinicius Junior: “A ju duket normale që një futbollist i një skuadre spanjolle, përpara një ndeshjeje të rëndësishme për futbollin spanjoll, të mësojë se do të pezullohet për 4 ndeshje? Mund ta kishin bërë njoftimin nesër në mëngjes.
Ne duhet të vijmë me autobus në stadium dhe të mësojmë se Viniciusi është pezulluar. Në portugalisht thuhet: ‘Macja fshihet, por bishti i duket’. Tani kjo mace endet e lirë dhe bëhen gjëra pa pikë turpi. Nuk më duket normale që një lojtar të marrë një lajm të tillë dy orë para ndeshjes. Është sikur ta vrasësh para se të luajë”.
Ai vlerësoi edhe punën e Gasperinit: “Vështirësitë që pati Vinicius erdhën nga merita e Gasperinit, i cili na e ndërlikoi ndeshjen”. Për zëvendësimin e brazilianit, trajneri tha se frustrimi i tij ishte i kuptueshëm: “E rëndësishme është se pas ndeshjes ishte shumë i lumtur, dhe kjo ka rëndësi për mua”.