Friday, 11. September 2026
Sport

Mourinho u përgjigjet kritikave dhe sulmon Interin: Mund t’i shënonim 8 gola!

GS 11/09/2026 1 Min. Lesezeit

I intervistuar në prag të ndeshjes me Rayo Vallecano në kampionat, trajneri Jose Mouriunho u është përgjigjur kritikave që erdhën pas fitores 2-1 të Real Madrid-it ndaj Inter-it në Champions League.

Ishte një fitore e rëndësishme, por jo shumë bindëse nga ana e madrilenëve. “Thonë që nuk kemi mbrojtur mirë në atë ndeshje dhe që mund të kishim pësuar 4 gola. Por nuk përmendin faktin se ne mund të kishim shënuar 8 gola.

Ka ndeshje të Champions League, ku skuadrat kanë frikë, nuk marrin përsipër rreziqe dhe njerëzit kthehen në shtëpi të mërzitur nga loja. Por pse askush nuk e thotë? Nuk janë të kënaqur që kemi fituar? Duhet të qëndrojmë të bashkuar”, – u shpreh trajneri Mourinho në lidhje me sfidën ndaj Interit.

Në kampionat Reali vjen pas humbjes me Betis dhe duhet medoemos të reagojë. “Los Blancos” mbajnë vendin e 3-të aktualisht, me 9 pikë në 4 ndeshje dhe 3 pikë pas Barcelonës kryesuese.

Teilen: