“Valter Maxarri ka zgjedhur që të mos flasë, sepse duam ta kemi në stol kundër Juventusit. Nëse do të kishte dalë përpara gazetarëve, e sigurt që do të s’kualifikohej, pasi episodet që na penalizuan flasin qartë, ndaj duhej të ruanim qetësinë, përpara këtij penalizimi të pastër”.
Me këto fjalë, Mauro Melozo, drejtori sportiv i Napolit ka shpjeguar mungesën e Maxarrit përpara medias, duke qenë se realisht ajo që ndodhi në fushë, lidhur me vendimet e kryesorit Davide Masa dhe të VAR-it, Valerio Marini, ishin absurde. Në minutën e 12-të i’u anulua një gol për pozicion jashtë loje milimetrik Turamit, me të drejtë, por ndërkohë gafa e parë vjen në të 44-ën.
Aksioni që çon në golin e Çalhanoglusë nis nga një kapje prej mundësi e Lautaros ndaj Lobotkës, për më shumë as një metër nga Masa, i cili nuk zgjedh as që të rishohë në VAR episodin. Akoma më flagrante ishte në minutën e 58-të, kur Osimhen bie në zonë, pas një ndërhyrjeje të pastër në kavilje nga Açerbi, me shumë vonesë ndaj sulmuesit të Napolit, që meritonte penallti.
Menjëherë pas tij vjen edhe goli i 0-2 nga Barela. Këto dy episode kushtëzuan jo pak ndeshjen, me VAR-in që heshti dhe i’u dorëzua vendimeve të fushës së Masës, që pritet të dënohet.
PANORAMASPORT.AL