• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Muçi humb derbin/ “Ylli kuqezi” nuk luan tri javë në Turqi për dëmtim, “fantazisti” humb sfidwn ndaj Fenerbahce

23/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja mbeti pas, por la pasoja.

Ernest Muçi padyshim që ishte tepër i lumtur që mundi të luante si titullar në sfidën ndaj Ukrainës, veçse dëmtimi i prishi punë edhe në atë duel, por edhe në vazhdimin e karrierës në Turqi.

“Ylli” ofensiv i Shqipërisë nuk pritet të jetë në fushë në tri javët e ardhshme për Beshiktashin.

Mediat turke shkruajnë se ai ka këputje dhe gjakosje të muskulit të këmbës së majtë, dhe se ai nuk mund të luajë deri në javën e dytë të dhjetorit.

Kjo do të thotë se Muçi do të humbasë derbin që Beshiktashi do të ketë në stadiumin e tij ndaj Fenerbahçes në 7 dhjetor, ndërsa pritet të kthehet në duelin e Ligës së Europës në Norvegji ndaj Bodo Glimtit në 12 të muajit të ardhshëm.

Në total, 23-vjeçari do të humbasë tri ndeshje në Superligën turke dhe një në Europë.

Një mëkat, për një lojtar që po luante mirë pas një fillimi të vështirë të sezonit, duke shënuar 4 gola e shërbyer 2 asistë për ekipin nga Stambolli.

Kjo, edhe pse në ndeshjen e fundit, barazuar 0-0 në fushën e Istanbul Bashaksehirit, pati kritika për Muçin nga mediat turke. /abcnews.al

Next Post

Historike, Lara Colturi zë vendin e dytë në Kampionatin Botëror të Skive, Veliaj: Super lajm!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.