Sunday, 23. August 2026
Sport

Muhamet Hyseni ka vizituar sot ish-klubin e tij.

GS 17/12/2024 1 Min. Lesezeit

Muhamet Hyseni kthehet te Llapi, kësaj here si “turist”!

Sulmuesi kosovar, që për momentin luan te AC Horsens në Danimarkë, Muhamet Hyseni ka vizituar sot ish-klubin e tij.

Hyseni u rikthye te Llapi, por kësaj here vetëm si “turist”, duke qenë i pranishëm në stërvitjen e skuadrës llapjane gjatë ditës së sotme.

Në postimin e Llapit rreth kësaj vizite të “këndshme”, thuhet se sulmuesi i Kosovës i ka dhënë një mesazh motivues futbollistëve dhe i ka uruar suksese në ndeshjet e ardhshme.

Teilen: