Tuesday, 19. May 2026
Sport

Mulaj 2 gola, Krasniqi 1 e Hajrullahu autogol! Asistojnë Ajdini, Qarri e Toma në Zvicër 

GS 05/11/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti Liridon Mulaj ka realizuar dy gola, Albin Krasniqi një  dhe Alban Ajdini, Mërgim Qarri e Bastien Toma kanë asistuar.
Lausanne Ouchy doli kokulur në përballje me St,. Gallen, duke pësuar humbje me rezultat 5:2 nga St. Galleni.

Mulaj ka shënuar në minutën e 35-të e 42-të pas asistimit të Qarrit dhe Ajdinit në golin e dytë.

Lavdrim Hajrullahu, Qarri, Mulaj e Ajdini u paraqitën standardë për Lausannen.

Hajrullahu shënoi autogol.

Albin Krasniqi u paraqit në minutën 70-të dhe Betim Fazliji në atë të 84-tën për St. Gallen.

Krasniqi shënoi pas asistimit të Tomës. 

Bastien Toma u zëvendësua në minutën e 86-të. 

Për St. Gallen shënuan Akolo (17′), Schmidt (48′), Geubbels (54′-  autogol), Hajrullahu (57’)  e Krasniqi (85′).

Pas javës së 13-të në kampionatinj zviceran, St. Gallen renditet në vend të tretë me 24 pikë e Lausanne në të 11-tin e 10.

Teilen: