Thursday, 5. November 2026
Sport

Muriqi flet pas golit dhe fitores ndaj Liverpoolit

GS 05/11/2026 1 Min. Lesezeit

Vedat Muriqi ishte njeriu i mbrëmjes në Stamboll, pasi e realizoi golin që ia siguroi Fenerbahçes fitoren spektakolare 3:2 ndaj Liverpoolit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së ligës në Champions League.

Pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi kosovar u shpreh tejet i lumtur me suksesin, duke theksuar se kjo fitore kishte rëndësi të veçantë edhe për tifozët, të cilët e kanë mbështetur ekipin në një periudhë të vështirë.

“Jam shumë i lumtur. Këtë fitore ia dedikojmë këtij tifozerie të mrekullueshme. Në javët e fundit po kalonim momente të vështira, por sot treguam edhe një herë se sa klub i madh është Fenerbahçe”, u shpreh Muriqi.

Goli i tij vendimtar e vulosi një përmbysje të madhe ndaj gjigantit anglez, duke e kthyer sulmuesin e Kombëtares së Kosovës në protagonistin kryesor të festës së madhe të tifozëve turq.

Teilen: