Thursday, 15. October 2026
Sport

Muriqi kritikohet për humbjen e thellë të Fenerbahçes

GS 15/10/2026 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është kritikuar nga mediumet turke pas humbjes së thellë të Fenerbahçes në Ligën e Kampionëve.

Fenerbahçe, të mërkurën mbrëma pësoi disfatë 6:0 në udhëtim te Aston Villa në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës.

Muriqi ishte startues në këtë përballje dhe luajti deri në minutën e 70-të, ndërsa u vlerësua me notën 5.8 për paraqitjen e tij.

“30-të minutat e Vedat Muriqit në ndeshjen kundër Aston Villas ishin të diskutueshme. Ai humbi mundësi dhe bëri gabime”, ka shkruar Hurriyet.

Mediumi turk ka kritikuar Muriqin për dy rastet e humbura brenda dy minutave, ku fillimisht në minutën e 15-të tentimin e tij me kokë e priti portieri mysafir, dhe në minutën e 17-të kur dështoi i vetëm para portës.

Po ashtu, Muriqi është fajësuar edhe për golin e dytë të Aston Villas në minutën e 30-të, duke thënë se gabimi i tij me pasimin e shkurtër bëri që Nicolas Jackson ta dyfishojë epërsinë.

Teilen: