Yunus Musah thotë se është duke i pëlqyer “fillimi i ri” në AC Milan dhe thotë se për të “është speciale” që të luan krah yllit Christian Pulisic në nivel klubi
Mesfushori u largua nga Valencia për AC Milan në një marrëveshje pesë vjeçare për 20 milionë euro në fillim të gushtit, derisa do të luan krah amerikanit tjetër Pulisic – i cili kishte kaluar në këtë skuadër disa javë para tij. Tani, 20 vjeçari ka folur për kalimin e tij te Kuqezinjtë dhe për ndeshjet krah bashkëkombasit të tij.
“dëshiroja të shkoja atje për shkak se ishte si një skenë tjetër. Të luaj në një nivel më lartë është qëllimi i imë. Tashmë jam adaptuar, natyrisht, në klubin tim të ri. Por, ende nuk jam adaptuar në të qenit në një vend të ri”, tha ai për gazetarët kur u pyet për vendimin e tij për të luajtur me Milanin, gjatë kampit stërvitor me Kombëtaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ka qenë shumë mirë për mua që Christian është në këtë skuadër (Milan). Duke e parë atë çdo ditë, e bën këtë edhe me speciale. Ka qenë kënaqësi që ishte një fillim i ri. Ende nuk ndihem që jam aty për një kohë të gjatë.
Ende jam në mesin e atyre të rinjve.
Musah është njëri prej futbollistëve të rinj që besohet se do ta udhëheq gjeneratën e tyre të re, ku yjet e SHBA mposhtën Uzbekistanin me rezultat të thellë të shtunën, 3-0. Futbollistë si; Pulisic, Weston McKennie, Timothy Weah, Folarin Balogun dhe Tyler Adams, janë disa nga emrat që luajnë në liga prestigjioze në Europë dhe pritet që SHBA të këtë një fytyrë tjetër në Botërorin e ardhshëm.
Dyshja amerikane mund të jenë titullar në formacionin e AC Milan kur të kthehen në Itali, e ku të shtunën ata do të luajnë kundër rivalit të tyre të qytetit, Interit.