Wednesday, 6. May 2026
Sport

Muslija mbetet tek Freiburgu

GS 05/08/2025 1 Min. Lesezeit

Florent Muslija nuk do të largohet nga skuadra e Freiburgut edhe pse ishte në listën e transferimeve të kësaj vere.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, do të mbetet pjesë e Freiburgut për sezonin 2025/26 dhe pritet të jetë njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.

27-vjeçari ka bindur trajnerin Julian Schuster në fazën përgatitore pas zhgënjimit në sezonin e fundit, ku regjistroi vetëm 9 paraqitje në Bundesligë.

Muslija shkëlqeu në ndeshjen e fundit kontrolluese të Freiburgut kundër Hamburgut që u zhvillua prapa dyerve të mbyllura dhe ishte prova e fundit sekrete para sezonit të ri.

Freiburgu fitoi 4:0 kurse Muslija ishte i përfshirë në të gjitha golat, ku realizoi të parin në minutat e para të ndeshjes dhe asistoi në tre të tjerët.

Kështu që, Muslija pritet të jetë arma sekrete në sezonin e ri tek Freiburgu, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2028.

Teilen: