Paderborni ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Heidenheimit.
Futbollisti Florenti Muslija ka shënuar në minutën e 52-të për rezultatin 3:2.
Muslija ka asistuar në golin e dytë që u shënuan në minutën e 50-të nga Pieringer.
Ky është goli i dhjetë i tij në Bundesliga II.
Muslja është zëvendësuar në minutën e 75-të.
Për Paderborn shënuan Klefisch (26′), Pieringer (50′) e Muslija (52′) dhe për Heidenheim realizuan Kleindienst (30′) e Thomalla (37′).
Pas javës së 32-të, Darmstandt kryeson me 64 pikë, duke lënë pas Heidenheim me 61, Hamburger SV 60, Paderborn 54, St. Pauli 54, Fortuna 54 pikë etj.