Thursday, 18. June 2026
Sport

Nagelsmann i trembet Bregut të Fildishtë, Sané do të shërbejë si mbrojtës i pestë

GS 18/06/2026 2 Min. Lesezeit

Prej ditësh Gjermania ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës. Bregu i Fildishtë me fitoren që mori përballë Ekuadorit se ka futur në mendime komisarin teknik të katër herë kampionëve të botës, i cili ka menduar një skemë të veçantë për të limituar zbritjet e shpejta të rivalëve, të cilët mbështeten në shërbimet e lojtarëve si Yan Diomande.

19-vjeçari nuk është një lojtar i panjohur për futbollin gjerman pasi aktivizohet për RB Lajpcig. Paraqitja e tij përballë një mbrojtësi si Piero Hincapié ka bërë që Nagelsmann të studiojë diçka të re.

Për takimin e radhës Gjermania ka provuar një skemë me pesë mbrojtës në fazën kur nuk ka kontrollin e topit. Trajneri i ri gjemran ka menduar që të spostojë në mbrojtje Sané. Sulmuesi i Gallatasarajit është njëri prej lojtarëve më të shpejtë të Gjermanisë dhe Naglesmann kërkon që të shfrtytëzojë këtë karakteristikë të tij duke e spostuar në mbrojte ku do të marrë vendin e Joshua Kimmich, i cili do të spostohet më në qendër të mbrojtjes. A.V.

Teilen: