Kombëtarja gjermane u kthye sot në Gjermani. Musiala, Pavloviç dhe Nagelsmann mbërritën në Mynih ndërsa lojtarët e tjerë u lejuan që të udhëtonin me familjet e tyre ne destinacionet e preferuara.
E ardhmja e kombëtares pritet që të jetë një temë e nxehtë diskutimi në Federatën Gjermane të Futbollit, e cila pritet që të marrë vendimet të forta dhe jo vetëm për të kaluar momentin kritik të eliminimit nga Botërori 2026.
Pas katër vitesh në stolin e kombëtares katër herë kampione të botës duket se për Julian Nagelsmann nuk ka më kohë për të treguar sa vlen.
Mediet gjermane flasin për një situatë kritike të trajnerit, i cili qëndron i fortë në pozitat e veta falë klauzolës që kishte në akord. Mëoshet se me kalimin në fazën me eliminim direkt Nagelsmann ka mundur që të zhvlerësojë klauzolën, e cila i lejonte Federatës që të prishte njëanësisht akordin. Për këtë motiv nëse Federata Gjermane e Futbollit do të kërkojë një tjetër komisar teknik si fillim duhet të paguajë dëmshpërblimin trajnerin aktual ose të paguajë njëkohësisht dy teknikë të ndryshëm.
Në këtë drejtim emri i Jyrgen Klopp është më shumë se një kandidaturë e fortë. Ish-trajneri i Liverpool prej gati 24 orësh ka lënë të kuptohet se është gati për të pasuar Nagelsmann. Madje ky lajm është pëlqyer në një faqe në Instagram nga llogaria e skuadrës së parë të futbollit të Gjermanisë në platformën në fjalë. A.V.