Wednesday, 13. May 2026
Sport

Napoli, shumë i fortë për Egnatian

GS 28/07/2024 1 Min. Lesezeit

Napoli, shumë i fortë për Egnatian në miqësoren e luajtur në mbrëmje në stadiumin “Teofilo Patini”. Pas fitoreve ndaj Anaune e Mantova edhe Egnatia përfundon nën goditjet e skuadrës së Contes.

Dy gola në çdo pjesë për të kaltërit, në fillim me Kvaratskhelia dhe në pushim 2-0 falë Politanos. Conte revolucionon njëmbëdhjetëshen në pjesën e dytë, kur shënojnë edhe Simeone dhe Ngonge.

Skuadra rrogozhinase zuri vendin e Adana Demirspor, kundërshtarja e përcaktuar fillimisht për të sfiduar Napolin: turqit u desh të tërhiqeshin për çështje burokratike, duke i lënë vend ekipit shqiptar.

Teilen: