Friday, 11. September 2026
Sport

Nations League/ Finlandë–Shqipëri, në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

GS 11/09/2026 1 Min. Lesezeit

Tifozët shqiptarë tashmë mund të sigurojnë biletat për të ndjekur nga afër Kombëtaren kuqezi në transfertën ndaj Finlandës, e vlefshme për Nations League, Liga C.

Ndeshja Finlandë–Shqipëri do të zhvillohet më 3 tetor 2026, në “The Olympic Stadium” të Helsinkit, dhe biletat e rezervuara për tifozët shqiptarë janë tashmë të disponueshme për blerje online.

Për të siguruar biletën, tifozët duhet të përdorin linkun e posaçëm “Away Fans”, të regjistrohen në platformë dhe më pas të përzgjedhin vendet që dëshirojnë në sektorin e dedikuar për tifozerinë mike. Pas përzgjedhjes së vendeve, pagesa kryhet online përmes platformës.

FSHF fton tifozët shqiptarë që do të jenë në Helsinki të bëhen pjesë e kësaj sfide dhe të mbështesin kuqezinjtë në një tjetër ndeshje të rëndësishme të UEFA Nations League.

Teilen: