• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

NBA/ Ballkani “pushton” elitën e basketbollit, Jokic e Doncic në garë për trofeun “MVP”

23/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përveç atyre në parket, të tjera sfida të forta do të shoqërojnë fazën e “play-off”, të këtij sezoni, të NBA. Bëhet fjalë për çmimet individuale të sezonit në basketbollin amerikan, ku për shtatë kategoritë janë publikuar edhe emrat e kandidatëve, ku çmimi më prestigjoz është ai për “Lojtarin më të Vlefshëm të Sezonit”, ndryshe “MVP”.

Gara e këtij viti është historike, pasi për herë të parë asnjë prej tre finalistëve nuk është amerikan. Për këtë trofe, kandidatë janë dy yjet ballkanas Nikola Jokic dhe Luka Doncic, ndërsa një tjetër është kanadez Shai Gilgeous-Alexander.

Sipas të gjitha parashikimeve favoriti për sigurimin e trofeut personal është “ylli” serb i Denver Nuggets, Nikola Jokic, i cili në sezonin e rregullt ka mesatare të frikshme me 26.4 pikë, 12.4 topa të kapur në tabelë dhe 9 asist për çdo ndeshje, ndërsa, një tjetër jo amerikan pritet të marrë trofeun e debutuesit më të mirë.

Ai është Viktor Wembanyeama, me “yllin” francez të San Antonio, që shkëlqeu në sezonin e parë të tij në NBA. Pavarësisht se Spurs nuk arritën të kualifikohen në “play-off”, sipas parashikimeve, 20 vjeçari do të fitojë trofeun e parë të rëndësishëm në basketbollin amerikan. /i.m /abcnews.al

Next Post

​Moratti mendon se Interi duhet ta kishte fituar titullin e Serie A 25 herë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.