Friday, 21. August 2026
Sport

NBA/ James Harden firmos kontratë 3-vjeçare me Cleveland për 97 milionë dollarë

GS 21/08/2026 1 Min. Lesezeit

James Harden ka arritur akordin për të firmosur një kontratë trevjeçare prej 97 milionë dollarësh për të qëndruar te Cleveland Cavaliers. Lajmi bëhet i ditur nga Associated Press.

Kontrata e lojtarit përfshin një ‘player option’ për sezonin 2028-29 dhe një ‘trade kicker’ të 154%. Harden kishte refuzuar ‘player option’ prej 42.3 milionë dollarësh ëpr sezonin e ardhshëm, por pas humbjes 4-0 të Cavaliers kundër New York Knicks, kishte shprehur dëshirën për t’u kthyer.

Me këtë kontratë, Harden i çon përfitimet e tij në karrierë në 511 milionë dollarë, duke u bërë kështu lojtari i 4-t në historinë e NBA-së, që e kalon kuotën e 500 milionëve, pas LeBron James, Kevin Durant dhe Stephen Curry.

Teilen: