PSG-ja siguroi kualifikimin për në 1/8-at e Ligës së Kampionëve pas barazimit 1-1 kundër Dortmundit.
Një rezultat i tillë e la në pikëpyetje kalimin e grupit deri në minutat e fundit të takimit, pasi një fitore e Newcastles kundër Milanit dërgonte anglezët në vendin e dytë.
E nëse një fitore e tillë do të ndodhte, atëherë një asist i madh për Newcastles do të ishte ndërhyrja spektakolare e Niklas Sule.
Kylian Mbappe u shërbye me një top të gjatë vertikal në zonën e Dortmundit në minutën e 17.
Francezi shmangu portierin dhe më pas goditi topin.
E teksa po priste topin të hynte në portën e zbrazur për të festuar, ndodhi ajo që më pak priste.
Një këmbë e ngritur lart e Sule heq topin pranë vijës fatale dhe i heq Mbapesë një gol të sigurt.
Sulmuesi i PSG-së vë duart në kokë, duke e pasur të vështirë t’i besojë syve për atë çfarë pa. Një ndërhyrje që i la të gjithë pa fjalë.
This Sule clearance, damn! pic.twitter.com/1v8rGPNm5d
— Jeremy knows ball (@totloa) December 13, 2023