Saturday, 16. May 2026
Sport

Ndërron jetë Papa Françesku, shtyhen ndeshjet e Seria A

GS 21/04/2025 1 Min. Lesezeit

Papa Françesku është ndarë nga jeta në moshën 88 vjeçare pas problemeve shëndetësore,papa franceskuPër shkak të kësaj, është vendosur që të shtyhen ndeshjet që do të zhvilloheshin sot në Seria A

Lega Serie A në një komunikatë për shtyp njofton se: “Pas ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë, Lega Nazionale Professionisti Serie A njofton se ndeshjet e planifikuara për sot të kampionateve të Serie A, Enilive dhe Primavera 1 shtyhen në një datë që do të përcaktohet”.

Më poshtë janë ndeshjet e shtyra:
SERIE A:
Torino-Udineze
Kaljari-Fiorentina
Xhenoa-Lacio
Parma-Juventus

PRANVERA 1:
Roma-Udineze
Monza-Sasuolo
Sampdoria-Torino.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: