Wednesday, 13. May 2026
Sport

Ndeshja e barazhit shkon në vazhdime

GS 31/05/2025 1 Min. Lesezeit

Ka përfunduar pa gola ndeshja e barazhit të Superligës, dhe tani fituesi do të kërkohet në dy vazhdimet nga 15-të minuta.

Sikurse në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën, as Vushtrria e as Llapi nuk arritën të realizojnë gol gjatë 90-të minutave, përkundër tentimeve që i patën.

Përderisa Vushtrria dominoi në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ishte skuadra e Llapit që u tregua më dominante.

Pas kohës së rregullt, ndeshja shkon në vazhdime, ku do të luhet dy herë nga 15-të minuta dhe nëse edhe pas vazhdimeve nuk ka fitues, atëherë do të shkohet në penallti.

Dueli mes Vushtrrisë dhe Llapit, po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe fituesi i ndeshjes do të jetë pjesë e Superligës për sezonin tjetër.

 

 

Teilen: