• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ndeshja e futbollit kthehet në tragjedi, përplasja e ashpër në stadium sjell 9 të vdekur

21/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Të paktën 9 persona kanë vdekur pas një përplasje në një stadium futbolli në El Salvador.Capture

Sipas BBC, përplasja ndodhi gjatë një ndeshjeje mes ekipit vendas Alianza dhe ekipit Fas me bazë në Santa Ana në stadiumin Monumental.

Ndeshja u pezullua pasi një numër i madh tifozësh u përpoqën të hynin në stadium edhe pse portat ishin mbyllur.

Sipas zyrtarëve vendas, disa tifozëve u ishin shitur bileta false dhe ka nisur një hetim për të zbuluar personat përgjegjës.

Nga pamjet e publikuara nga mediat lokale, duken tifozët të cilët përpiqen të rrezikojnë barrikadat në hyrje të stadiumit.

“Ishte një ortek tifozësh që kapërceu portën. Të tjerër arritën të arrinin në tribuna dhe më pas në fushë dhe u përplasën me njëri tjetrin,” u tha gazetarëve një vullnetar i grupit të ndihmës së parë të Komandove të Shpëtimit.

Luis Alonso Amaya, nga Mbrojtja Civile e El Salvadorit, tha se rreth 500 personave u është dhënë trajtim mjekësor ndërkohë që shumë të tjerë janë dërguar në spital.

Federata Salvadorane e Futbollit tha se të gjitha ndeshjet e futbollit të nivelit kombëtar të dielën do të pezullohen. Ai gjithashtu tha se i vjen keq për atë që kishte ndodhur dhe shprehu mbështetje për familjet e viktimave.

PANORAMASPORT.AL


Next Post

“Është ndeshje teke”, legjenda Rumenige motivon zikaltërit: Ja si Interi e mund Sitin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.