Më 11 qershor 2026, me fillim nga ora 18:00 në stadiumin Stadiumi Fadil Vokrri, do të zhvillohet “Ndeshja e Yjeve”, një spektakël futbollistik i organizuar në nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës.
Në qendër të vëmendjes do të jenë dy yjet e futbollit kosovar, Fisnik Asllani dhe Milot Rashica, të cilët do të udhëheqin ekipet e tyre në një ndeshje festive.
Organizatorët presin një atmosferë të jashtëzakonshme me praninë e tifozëve të shumtë, ndërsa hyrja do të jetë falas për të gjithë. Ky aktivitet synon të bashkojë sportin dhe festën qytetare në një ditë të veçantë për kryeqytetin./kp
Teilen: