Tuesday, 19. May 2026
Sport

Ndeshjet e Elite Round zhvillohen në Kosovë, FC Prishtina 01 e fiton të drejtën e organizmit nga UEFA

GS 30/10/2023 1 Min. Lesezeit

Ndeshjet e Elite Round për grupin ku do të jetë edhe kampioni i Kosovës, FC Prishtina 01, do të zhvillohen në Prishtinë.

Klubi i futsallit kosovar e ka fituar të drejtën e organizimit për ndeshjet e grupit në të cilin do të jetë prezent dhe do të dihet këtë të enjte.

Ndeshjet do të zhvillohen nga 28 nëntori deri më 3 dhjetor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Pas dy raundeve të kaluar, njëherë në Poloni, pastaj në Lituani, adhuruesit e futsallit do të kenë mundësinë kësaj radhe të shohin nga afër top klubet evropiane.

“FC Prishtina 01 është e gatshme që ta mbyll në mënyrën më të mirë organizimin e besuar nga UEFA”, shkruhet në njoftimin e klubit kosovar. /Lajmi.net/

Teilen: