Ka mjaftuar humbja ndaj Shahtjorit që në Barcelonë të ndizet alarmi në Europë. Dhe mbi të gjitha të kthehen fantazmat e dy viteve të fundit. Edhe pse këtë sezon situata është krejt ndryshe, përsëri në tërësi shifrat e Ksavit në krye të Barcelonës në Europë janë vërtet problematike.
Duke iu referuar numrave të Barcelonës në transfertë në Europë në tri sezonet e fundit, ato tregojnë se ato janë kthyer në një makth. Në Ligën e Kampioneve, Barcelona ka humbur 4 nga 6 ndeshjet e luajtura jashtë fushës së saj.
Në 10 takime në Europë jashtë fushe mes Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës, Barcelona ka pësuar në 9 prej tyre.
PANORAMASPORT.AL