free page hit counter
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, October 3, 2023
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result
Home Sport

​Ndryshime në kombëtare, flet sërish Zhegrova

13/09/2023
in Sport
0 0
Share on FacebookShare on Twitter

Edon Zhegrova ishte futbollisti që pas humbjes nga Rumania me rezultat 2-0 hapi debat të nxehtë me deklaratën e tij duke thënë se te Kosova duhet të bëhen ndryshime të mëdha dhe se për problemet e brendshme duhet të flas kapiteni Amir Rrahmani, apo edhe ndonjë lojtar tjetër më i moshuar.

Kjo deklaratë e sulmuesit të Lilë bëri bujë të madhe në media dhe në opinionin sportdashës duke aluduar se cilat mund të jenë problemet brenda Kombëtares së Kosovës, raporton KosovaPress.

  

Vetëm pak orë pas asaj deklarate, Zhegrova ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke dashur të sqarojë atë çfarë ka thënë.

Digitalb OTT Digitalb OTT Digitalb OTT

Ai ka thënë se qëllimi i asaj deklarate ka të bëjë për ndryshime në qasjen dhe formën e lojës në fushë, e jo ndryshime të tjera.

“Duke pasur parasysh se është folur shumë gjatë orëve të kaluara, dua ta sqaroj gjithë opinionin në lidhje me një deklaratë të mbrëmshme pas lojës. Qëllimi dhe mendimi im i vetëm ka të bëjë me qasjen në lojë dhe formën se si luajmë e jo me ndryshime të tjera, pavarësisht interpretimeve që mund t’i bëhen fjalëve të mia”, ka shkruar Zhegrova.

“Unë nuk kam folur dhe nuk kam aluduar për asnjë moment në asnjë ndryshim tjetër, përveç ndryshimit në fushën e lojës, ndryshim për të cilin vazhdoj të mendoj se na duhet, madje shumë”, ka shtuar sulmuesi i Lillë.

Ndryshe, me humbjen nga Rumania, Kosova ka humbur po thuajse të gjitha gjasat për kualifikim në Kampionatin Evropian Euro 2024.

  


Next Post

Karateistja 13 vjeçare që numëron rreth 100 medalje

Categories

Categories

  • Basketball
  • Boxing
  • Cycling
  • Football
  • Formula 1
  • Futboll
  • Golf
  • Moto GP
  • NBA Recaps
  • nfl
  • soccer
  • Sport
  • Tennis
  • Video

Tags

Champions League MMA MotoGP 2017 Premier League Super Bowl The Presidents Cup UFC US Sports Valentino Rossi Zlatan Ibrahimovic

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In