Sunday, 17. May 2026
Sport

Ndryshime te “Djajtë e Kuq”, administratori Arnold njofton largimin nga kreu i Junajtid

GS 16/11/2023 1 Min. Lesezeit

 

Klubi i Mançester Junajtidit konfirmoi ditën e mërkurë se administratori i deleguar, Riçard Arnold, ka vendosur të largohet nga detyra e tij.

ARNOLD

Patrik Stjuart do të marrë përsipër pozicionin e tij përkohësisht, ndërsa Arnold do të vazhdojë të ofrojë mbështetje tranzitore deri në fund të muajit dhjetor. Patrik Stjuart është këshilltar i përgjithshëm i klubit, ndërsa do të vazhdojë që ta mbajë këtë pozicion.

Largimi i Arnoldit vjen pasi shitja e 25% të aksioneve të klubit te njeriu më i pasur në Britani, Sër Xhim Retklif, është shumë pranë dhe pritet që të përfundojë gjatë pushimit të kombëtareve. Arnold qëndroi për dy vite në rolin e administratorit të “djajve”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: