Saturday, 16. May 2026
Sport

Në rrjet janë të bindur për vdekjen e Papës: “Mallkimi i Ramsejt” goditi përsëri

GS 21/04/2025 2 Min. Lesezeit

Bota është njohur sot me lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të Papës Franccesk. Dhe menjëherë në rrjet ka nisur të qarkullojë teoria e famshme se ajo është pasojë e “mallkimit të Ramsejt”.

sadsadsdsasd

Mesfushori uellsian Aron Ramsej ka marrë famë ndër vite për faktin se sa herë që ai shënonte gol, një njeri i njohur për publikun botëror ndahej nga jeta. Një rastësi e ccuditshme, por që është përsëritur vazhdimisht dhe sa herë Ramsej ka shënuar gola gjatë karrierës së tij, janë ndarë nga jeta emra me shuam famë si për shembull Osama Bin Laden, Stiv Xhobs, Pol Uoker, Muamar Gedafi, Uitni Hjuston, Robin Uilliams apo Devid Boui.

ramsej

Ramsej tani është pjesë e skuadrës së Kardif, aty ku ka hedhur hapat e parë në futbollin profesionit, por “lidhja” me vdekjen e Papës, nuk ka të bëjë me një gol të tij. Këtë fundjavë, klubi i Kardif vendosi të shkarkonte trajnerin dhe i besoi drejtimin e ekipit deri në fund të sezonit pikërisht Ramsejt, në rolin e dyfishtë tashmë brenda skuadrës pasi vazhdon të jetë edhe në fushën e lojës.

asdasdasdasdas

Kësisoj, për shumëkënd në rrjet, ky është një “gol” i mirëfilltë për uellsianin, me pasojë një tjetër viktimë me shumë famë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: